Vëllaznimi fitore të madhe ndaj Kastriotit

07 dhjetor 21:38

Lluka ka shënuar 12 gola për Vëllaznimin e Gjakovës që të shtunën e fitoi derbin e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Në palestrën në Gjakovë, Vëllaznimi e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 42:36. Pas pjesës së parë gjakovarët kishin dy gola epërsi, 20:18. Te Vëllaznimi pos Llukës me efikasitet janë dalluar edhe A. Halili e G. Fana me nga 8 gola. Te Kastrioti, B. Syla shënoi 8 gola kurse A. Dugolli realizoi 7 gola. Vëllaznimi renditet i gjashti me 12 pikë. Kastrioti ka rënë në pozitën e katërt me 16 pikë.

Rezultat i ngushtë ishte në ndeshjen në mes të Llapit e Vushtrrisë. Ndeshjen e fitoi Vushtrria me 41:38. Pjesa e parë përfundoi me dy gola epërsi për Vushtrrinë (20:18). Në dy ndeshjet tjera të luajtura të shtunën, Trepça fitoi thellë ndaj Dritës dhe Prishtina ndaj Drenicës.

Vëllaznimi – Kastrioti 42:36 (20:18)

Vëllaznimi: Hoxha, Brahushi, Rama 2, Lluka 12, Halili 8, Luzha 1, Morina 1, Rexha 3, Mamusha 1, Mehmeti, Neziri 6, Fana 8.
Kastrioti: Azemi, Tafarshiku 1, Syla 8, A. Dugolli 7, Selmani, Bislimi 3, Shabani 5, Ramadani, D. Dugolli, Rudari 2, Mustafa 4, Esati, Brahimi, Bytyqi 1, Haxhimusa 5.

Drita – Trepça 38:54 (16:26)

Drita: Hasani, Asllani, Latifi 7, Sllamniku 6, Tosku 2, Kurti 4, Shkodra 1, Isufi 18

Trepça: Terziqi, Buqinca, Sejdijaj 7, Beqiri 4, Zhuri 5, Shala 4, Shabani 16, Nimani 2, Qabra, R. Shabani 2, Voca 7, Neziri 7, Cimili, Fejzullahu 1

Drenica – Prishtina 30:59 (17:32)

Drenica: Kastrati 10, Geci, Muqolli, Hasani, Prokshi 3, Batatina 3, Baliu, Binaku 1, Hamza 7, Sahiti 3, Zekaj 1
Prishtina: Agushi 2, Bajqinovci 14, Beqiraj, Beshiri 14, Prekazi 5, Terziqi 6, Ademi 2, Abazi 11, Hoxha 3, Ademi 2, Sherifi

Llapi – Vushtrria 38:41 (18:20)

Llapi: Havolli 1, Mani, Bajrami 4, Visoka 3, Beshiri 2, Hasani 11, Hoxha 13, Muçiqi 4, E. Bogujevci, L. Bogujevci, Rexhepi, Hyseni
Vushtrria: Musa, Melenica, Krasniqi, Emini, A. Musa 4, Karaqa 2, Selaci, Miftari, A. Karaqa 5, M. Jashari 5, Abazxhiku 8, Pllana, Klinaku 7, Jashari 1, Gubetini 9

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë persona, përfshirë disa policë u vranë ditën e sotme…