Vëllaznimi, për fitore edhe ndaj Rahovecit

16 dhjetor 2020 | 11:26

Skuadra kuqezi e Vëllaznimit, pas fitores ndaj Prishtinës dhe Pejës, synon të fitojë edhe në ndeshjen ndaj Rahovecit, e cila zhvillohet sot (e mërkurë) në Gjakovë. Sot zhvillohet edhe përballja tjetër në mes të Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit.

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e tetë e Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshje interesante vlerësohet ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit. Të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 11 pikë, apo nga katër fitore dhe tri humbje, prandaj pritet një duel shumë interesant.

Një ndeshje interesante vlerësohet edhe ajo ndërmjet Vëllaznimit dhe Rahovecit. Të dyja skuadrat hyjnë në këtë ndeshje shumë të motivuara. Skuadra kuqezi ka mundur Sigal Prishtinën dhe Pejën, e me sukses do të përpiqet ta kalojë edhe Rahovecin. Por, “Vreshtarët” fituan derbin e fundit ndaj Golden Eagle Yllit me 20 pikë dallim (76:96) dhe ndodhen në vendin e dytë me pesë fitore dhe dy humbje, kurse skuadra kuqezi ka tri fitore dhe katër humbje. Dita e enjte është e rezervuar për përballjet e skuadrave rivale ndërmjet tyre. Sigal Prishtina do të presë Pejën në një sfidë shumë interesante.

“Bardhekaltrit” kanë dy fitore dhe pesë humbje, kurse pejanët janë në vendin e parë me gjashtë fitore dhe një humbje. Këto dy skuadra do të ballafaqohen edhe në çerekfinale të Kupës së Kosovës. Trepça dhe Bashkimi janë dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Sfida në ‘Minatori’ pritet të jetë shumë interesante, sepse të dyja skuadrat kanë nga dy fitore dhe pesë humbje në këtë edicion.

Prince Caffe Superliga – Java 8

Të mërkurën takohen:

15:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni
15:00 Vëllaznimi – Rahoveci

Të enjten takohen:
15:00 Sigal Prishtina – Peja
15:00 Trepça – Bashkimi

(Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një javë më parë, Samanta Karavella “çmendi” rrjetin teksa në…