Vëllezërit rrahën mes veti në Gjakovë, kjo është arsyeja  

28 shkurt 2021 | 09:55

Në fshatin Bec të komunës së Gjakovës, dy vëllezër janë rrahur me grushte dhe mjete të forta.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se të dytë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshje pronësore, si pasojë e rrahjes ata janë detyruar të marrin tretman mjekësor.

“Fsh. Bec Gjakovë 27.02.2021 22:45. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar vëllezër pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore ka ardhur deri te rrahja me grushte dhe me mjete te forta me që rast kanë pësuar edhe lëndime trupore për te cilat lëndime edhe ju është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim te prokurorit dy te dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114…