Vëllezërit Thuram përballen këtë fundjavë, Marcus tregon se kë do ta mbështesë babai i tyre
Khephren Thuram, tashmë një titullar i konsoliduar te Juventusi, tha se Luciano Spalletti ka pasur rol kyç në zhvillimin e tij si mesfushor.
“Trajneri kërkon shumë nga unë, të jem gjithmonë në lëvizje dhe të parashikoj lojën”, u shpreh ai.
Para derbit të Italisë kundër Interit, ku do të përballet me vëllain Marcus, ai theksoi se futbolli rrallë është temë bisedash mes tyre: “Flasim çdo ditë, por kurrë për ndeshjet”.
Ndërsa si fëmijë ëndërronin të luanin bashkë, tani ai thotë se shpresa e vetme për t’u gjetur në një skuadër është te kombëtarja e Francës.
Familja Thuram do të jetë e pranishme në San Siro, përfshirë babanë Lilian, për të cilin Khephren bëri shaka se mund të ketë një preferencë të vogël për të “sepse jam më i riu”.
Derbi Inter-Juventus luhet të shtunën në 20:45 .



