Vendi drejt zgjedhjeve të reja, Krasniqi: Mentaliteti i Kurtit e ka bllokuar Kosovën

19 nëntor 2025 | 15:51

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të formimit të qeverisë Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka akuzuar këtë parti për dështimet e njëpasnjëshme.

Ai ka thënë se mentaliteti i Albin Kurtit e ka sjellë Kosovën në këtë situatë, prandaj sipas tij presidentja Vjosa Osmani duhet sa më shpejt ta shpallë datën e zgjedhjeve

“Shpreh keqardhjen time, që ato që i kemi paralajmëruar shumë herët, sot dolën të vërteta. Kanë kaluar mbi 9 muaj që kur qytetarët e Kosovës kanë folur me votën e tyre dhe i patën thënë një ‘JO’ të madhe, të ashtuquajturës referendum të Albin Kurtit, e po ashtu duke i thënë jo mentalitetit të qeverisjes njëpartiake. Kam thënë ky ngërç do të vazhdojë nëse Kurti nuk tërhiqet. Kam kërkuar që zgjedhjet të mbahen më herët, që qytetarët ta thonë fjalën e tyre. Mentaliteti i bllokues i Kurtit dhe LV-së e ka sjellë Kosovën në këtë situatë, bllokadë pas bllokade.  Presidentja e Republikës e ka obligim që sa më parë ta shpallë datën e zgjedhjeve”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi Glauk Konjufca nuk ka marrë votat e mjaftueshme për…