Vendi i parë kundër të dytit në Superligë

19 dhjetor 2020 | 09:07

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e nëntë e Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Pejës.

“Vreshtarët” ndodhen në vendin e dytë me gjashtë fitore dhe dy humbje, kurse pejanët në vendin e parë me shtatë fitore dhe një humbje, andaj kjo përballje pritet të jetë shumë interesante. Duel mjaft interesant shihet edhe ai në mes të Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit.

Prizrenasit kanë tri fitore dhe pesë humbje, kurse therandasit katër fitore dhe katër humbje. Ponte Prizreni, pasi mundi Golden Eagle Yllin, do të përpiqet të vazhdojë me rezultate pozitive, e në këtë xhiro do të ndeshet me Vëllaznimin. Prizrenasit kanë pesë fitore dhe tri humbje, kurse kuqezinjtë tri fitore dhe pesë humbje. Trepça – Sigal Prishtina janë rivalët e vjetër të basketbollit të Kosovës që do të ndeshen në një duel interesant, sepse të dyja skuadrat kanë nga dy fitore dhe gjashtë humbje, duke u renditur në fundin e renditjes.

PRINCE CAFFE SUPERLIGA – JAVA 9

Të shtunë takohen:

15:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

17:00 Rahoveci – Peja

Të dielën takohen:

15:00 Ponte Prizreni – Vëllaznimi

17:00 Trepça – Sigal Prishtina

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afro 2 miliardë doza vaksine kundër COVID-19 janë siguruar për…