
Vendi ynë po kthehet në regjim komunist
02 maj 2020
| 10:36
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një intervistë në Pressing të T7, ka thënë se vendi ynë, Kosova, po kthehet drejt një regjimi komunist. Sepse, sipas tij, nëse thuhet diçka kundër kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, duhet llogaritur edhe në konsekuenca.
“Vendi ynë është duke u kthyer në një vend të regjimit komunist. Nëse diçka thoni kundër Albin Kurtit, ju duhet të llogaritni në konsekuenca të cilat janë të palogjikshme”, është shprehur Pacolli.
Gjithashtu, Pacolli ka thënë se Kosova po shkon drejt monarkisë dhe për këtë fajëson Albin Kurtin.
“Në Kosovë është duke u bërë një monarki e paparë. Përgjegjës për këtë është Albin Kurti”, shtoi Pacolli.