Vendim/ Gjykata Kushtetuese ua ndalon çdo veprim deputetëve nga data 27 korrik deri më 8 gusht

24 korrik 2025 | 21:41

Gjykata Kushtetuese ka vendosur lidhur me kërkesën e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së lidhur me votimin e fshehtë, për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas vendimit të Kushtetueses të publikuar sot, deputetëve u ndalohet çdo veprim pas kalimit të afatit prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:

Njoftim për Vendim për ex officio masë të përkohshme

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur ex officio masë të përkohshme në rastet KO193/25 dhe KO196/25, të parashtruara nga: Memli Krasniqi dhe 12 (dymbëdhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Hykmete Bajrami dhe 10 (dhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është të përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25.

Gjykata, më 24 korrik 2025, ka vendosur njëzëri:

I.     TË CAKTOJË ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas përfundimit afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit

KO124/25;

II.       TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025 në kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025;

III.       T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve;

IV.       TË PUBLIKOJ këtë Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit

Ky vendim hyn në fuqi me datë 27 korrik 2025.

Screenshot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën ultra ekskluzive në…