Vendim i papritur: Rama largon nga detyra Elisa Spiropalin pas vizitës në Kosovë

26 shkurt 2026 | 21:39

Vetëm një ditë pasi Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, komplimentoi kryeministrin e Kosovës se “e sjelli diellin, Albin Kurti”, shefi i saj, Edi Rama, ia “largoi” diellin.

Sot, Rama zhvilloi një mbledhje me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku njoftoi shtatë ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar.

Ndër lëvizjet kryesore, ai shkarkoi Spiropalin nga posti i ministres, duke caktuar në vend të saj Ferit Hoxhën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…