Vendim nga Specialja: Të bëhen publike pjesët e seancës ku Thaçi kishte shprehur shqetësimin për Prokurorin që dikur punonte si staf në tek njësia e Paraburgimit

28 gusht 2025 | 19:10

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim që disa pjesë të klasifikuara si konfdencale në transkriptit të seancës së 27 marsit 2025 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të bëhen publike.

Bëhet fjalë për pjesët e transkriptit në të cilat Hashim Thaçi kishte reaguar për praninë e një prokurori të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në këtë seancë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në atë seancë ishte paraqitur John Devaney si pjesë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili kishte punuar në Njësinë e Menaxhimit të Paraburgimit.

Po atë ditë, mbrojtja e Kadri Veselit kishe kërkuar përmes e-mailit që transkriptet e asaj seance ku Thaçi i kishte dhënë vërejtjet e tij lidhur me Devaney, të riklasifikohen si publike. Ndërsa, Prokuroria kishte kundërshtuar duke thënë se ekziston një proces në fuqi për riklasifikimin e transkripteve.

“Më 4 prill 2025, Mbrojtja e Veselit iu përgjigj emalit të ZPS-së duke mos u pajtuar me kërkesën e ZPS-së dhe duke ritheksuar se nuk ka asnjë arsye që vërejtjet e z. Thaçit të mbeten konfidenciale”, thuhet në dokumentin e Gjykatës.

Më vonë, më 24 qershor 2025, trupi gjykues e kishte njoftuar mbrojtjen e Veselit që nëse dëshirojnë mund t’i bëjnë parashtresat për riklasifikim të transkripeve të seancave në fjalë. Kështu, më 1 korrik, ekipet e mbrojtjes e kishin paraqitur këtë kërkesë.

Mbrojtja kishte parashtruar se çështjet e diskutuara në seancën e 27 marsit 2025 nuk janë të natyrës konfidenciale dhe nuk lidhen me çështje që janë subjekt i masave mbrojtëse të urdhëruara nga DhSK-ja. Si rrjedhojë, ajo kërkoi që ato të riklasfikohen si publike për t’u siguruar që procedurat të jenë të hapura ndaj kontrollit publik që e drejta për gjykim të drejtë dhe publik të respektohet.

Ndërsa, Prokuroria kishte thënë se ajo pjesë e seancës e cila është private përbën diskutime dhe detaje personale, private dhe profesionale, si dhe akuza të pabazuara kundër stafit dhe informacione të brendshme të administratores. Andaj, Prokuroria parashtroi se ajo pjesë e seancës duhet të vazhdojë të jetë konfidenciale.

Në linjë me Prokurorinë, kishte parashtruar edhe Zyra Administrative e cila kishte theksuar se aty janë thënë çështje që kanë të bëjnë edhe me funksionimin operacional të objektit të paraburgimit, të cilat janë jo të përshtatshme për publikun.

Ndërsa, në kundërpërgjigjen e saj, mbrojtja ishte pajtuar për disa redaktime të kufizuara kurse pjesa tjetër duhet të bëhet publike.

Më pas, trupi gjykues ka vlerësuar se redaktimet e fragmenteve të transkriptit që lidhen me çështje të brendshme dhe të ndjeshme të sigurisë dhe operimit të Qendrës së Paraburgimit, duke përfshirë edhe ato që rekomandon administratorja janë të nevojshme për ta ruajtur informacionin e brendshëm.

Ndërsa, lidhur me pjesët e tjera, trupi gjykues ka thënë se aty nuk diskutohet ndonjë informacion konfidencial apo çështje që është subjekt i masave mbrojtëse të urdhëruara nga DhSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Montekarlo ka dalë shorti për edicionin e ri të…