“Vendimet e Kushtetueses, të detyrueshme për të gjithë”

03 korrik 2025 | 08:11

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i tha RTV21 se subjektet politike duhet të respektojnë aktgjykimin e saj për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe siç obligohen të përmbyllin këtë proces  brenda 30 ditësh.

“Përkitazi me çështjet e ngritura në pyetjet e parashtruara vlen të theksohet që, neni 116 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, grafika nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese tha se të gjitha seancat e mbajtura deri në marrjen e vendimit ishin kundër frymës kushtetuese, ndërkaq nuk e specifikon çështjen e votimit të fshehtë ose ndërrimin e mënyrës së votimit pas fillimit të seancës konstituive.  Në këtë pikë Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka shkaktuar përplasje të re në skenën politike. Edhe ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala hedh dyshime mbi vet vendimin e Kushtueses.

“Vendimi i Kushtetutës në vënien e afateve në vet vete është jo kushtetues, megjithatë ata e kanë bërë këtë në bazë të vullnetit të mirë, por kjo nuk e ka zgjidhë ngërçin sepse këta i intepretojnë vendimet qysh të ju përshtatet. Ndërsa, unë po i dëgjojë që do të ketë edhe ndjekje penale por jo sepse deputeti ka imunitet dhe vepron në bazë të vullnetit të lirë deri sa t’i pushon mandati, andaj pas 30 ditëve nuk do të ndodhë asgjë”, tha Shala.

Ndërsa hulumtuesi i IKD-së, Gzim Shala, thotë se Gjykata nuk pati guximin profesional për saktësim të çështjes.

“Gjykata s’ka treguar guxim profesional për t’i prerë çështjet dhe treguar saktësisht si rregullohen por ka përcaktuar disa vlerësime të përgjithshme që nuk i kontribuojnë krizës”, tha Shala.

Në anën tjetër, subjektet politike përfshirë LVV-në kanë bërë të ditur se po shqyrtojnë mundësinë që të kërkojnë sqarime shtesë nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me afatet kohore për konstituimin e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet ukrainase thanë të enjten se rusët sulmuan portin e…