
Vendimet për pronat: Qarkorja e Muratit mbi ligjin, irriton komunat
Komunikim nuk kanë por prej tyre marrin vetëm urdhra.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve pa u konsultuar me komunat në adresën e tyre nisi një kërkesë që po cilësohet e paligjshme.
Kryetarëve iu tha që të ndalojnë procesin e vlerësimit të pronës komunale për qëllime këmbimi gjatë periudhës zgjedhore. Sipas komunave ligji parasheh që gjatë këtij procesi nuk mund ë merren vendime politike për dhënien në shfrytëzim të pronës por kjo nuk ndalon proceset teknike të saj.
Komunat po kërkojnë që ministria e Hekuran Muratit të kthejë mbrapsht këtë qarkore që do të sjellë dëme ekonomike.
Nga komuna e Pejës thanë kjo do të vonojë gjitha proceset pronësore.
Ndërkaq edhe një njohës i ligjit pohoi se ministria po vepron kundërligjshëm.
Sipas komunave kjo është bllokadë burokratike prej së cilës pëson pushteti lokal, sidomos në zvarritjen e këtyre proceseve të paktën 6 muaj ose një vit. Ministria e Financave nuk ka dhënë ndonjë sqarim për kërkesën e tyre.