
Vendimi i deputetëve të LV-së për tërheqje nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit vjen pas presionit publik
04 shkurt 2022
| 10:26
Profesori universitar, Avdi Smajljaj, ka reaguar pas lajmit se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit.
Smajljaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se çdo vendim që mund të marrin pushtetarët tani, për shpenzimet e deputetëve, vjen nga presioni publik dhe mediat që bënë publike këto babëzi të deputetëve.
“Dhe nuk vjen nga vullneti dhe qëllimi i mirë i pushtetarëve. Madje, pushteti mund të përpiqet ta shes ketë të qytetarët si diçka që ata po e bëjnë nga qëllimi i ‘mirë'”, ka shkruar profesori Smajljaj.