
Vendimi i KQZ-së, ky është deputeti që zëvendëson Vasfije Krasniqin
04 tetor 2022
| 15:05
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur së fundi ka marrë vendim për zëvendësimin e ish-deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman me Nasuf Bejtën.
Në zgjedhjet e fundit qendrore, Bejta kishte garuar me numrin 64 dhe kishte arritur t’i marrë rreth 5 mijë vota e 763 vota.
Vasfije Krasniqi-Goodman, ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetes së Kuvendit të Kosovës më 21 shtator.
Kjo është bërë e ditur nga Krasniqi, përmes një reagimi në Facebook.
Ajo ndër të tjerash theksoi se ky vendim vije si pasojë e gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore.