Vendimi i KQZ-së për mërgimtarët, reagon Lobi Shqiptar

12 janar 2021 | 14:50

Lobi Shqiptar, i cili drejtohet nga Skenderbeg Klaiqi, përmes një reagimi për media ka konsideruar që vendimi i marrë me vota unanime nga Komisioni Qendrorë Zgjedhor (KQZ), për verifikimin e aplikacioneve gjatë periudhës së aplikimit të regjistrim të votueseve jashtë Republikës së Kosovës, posaçërisht pika katër e këtij vendimi, është sa cenuese e të drejtës themelore të qytetarit të Republikës së Kosovës që jeton jashtë, po aq sa edhe tendencë e dëmshme ndaj atyre mërgimtarëve, që nuk duan t’i shkëpusin lidhjet e tyre me Atdheun.

“Prandaj reagojmë ashpër ndaj këtij vendimi, ku ngrehim zërin lartë kundër këtij vendimi, përçarës dhe shumë të dëmshëm për vet qytetarët që jetojnë në Republikën e Kosovës. Lobi Shqiptar konsideron se ky vendim dëshmon tendencën e vazhdueshme të disa politikbërësve në Republikën e Kosovës, që ne mërgimtarët, definitivit të mbesim jashtë kyçjes në proceset e garantuara me Kushtetutë të Republikës së Kosovës. Ky reagim i drejtohet të gjitha partive politike që i kanë përfaqësuesit e tyre në KQZ, e që e ngritën dorën për këtë vendim. Lobi Shqiptar, konsideron se zgjidhja për verifikimeve të tilla ekzistojnë, por duhet ulur bashkërisht dhe gjetur, pa shpenzuar bungjet shtesë të qytetarëve të shtetit, e që shumica e bugjetit vjen nga mërgimtarët, në forma të ndryshme”, është bërë me dije në reagimin e Lobit Shqiptar, që është dërguar nga menaxheri për media dhe marketing në këtë lob, Halit Nezaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Germin ka dorëzuar ankesë rreth vendimit të fundit të…