
Vendimi i qeverisë për ta mbyllur “Klan Kosovën”, Krasniqi: Diktatura nuk kalon
28 korrik 2023
| 18:00
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se vendimi i Qeverisë për ta mbyllur “Klan Kosovën”, duke i marrë certifikatën e biznesit, është i papranueshëm, i rrezikshëm, i paligjshëm dhe kundër secilës vlerë demokratike, mbi të cilat është ngritur shteti ynë.
“Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga panika, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë. Mos e mbyllni Klan Kosovën. Diktatura nuk kalon!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.