Vendimi i Speciales për rrëzimin e mocionit të palës mbrojtëse, avokati: Trupi gjykues dështoi për t’u dëshmuar objektiv

16 korrik 2025 | 10:30

Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar pasi Gjykata Speciale ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së për të hedhur poshtë disa aktakuza.

Ai ka bërë me dije se edhe në këtë rast trupi gjykues ka dështuar për t’u dëshmuar objektiv.

Ai ka shkuar në “Facebook” se pala mbrojtëse nuk ka të drejt të apelojë vendimet që refuzohen kërkesat për rrëzimin e aktakuzës.

“Trupi Gjykues dështoi për t’u dëshmuar objektiv! Vendimi i sotëm për rrëzimin e mocionit të palës mbrojtëse e cila i referohet kohëzgjatjes së konfliktit të armatosur (luftës), në çështjen ndaj ish krerëve të UÇK-së, është dështim i Trupit Gjykues dhe i Gjykatës për t’u dëshmuar objektiv duke e rrënuar kështu edhe më shumë besimin e publikut në drejtësi. Koncepti dhe mënyra se si funksionin kjo Gjykatë, lë hapësira të mëdha për dyshime, megjithatë ende ka shpresë, nëse ka drejtësi, faza pasuese është vendimtare për palën mbrojtëse! Duam drejtësi!”, ka shkruar Bajraktari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori Arsim Bajrami, ka thënë të hënën në "Frontal" në…