
Vendimi i ZRrE-së, Ferat Shala: Goditja më e rëndë që u bëhet bizneseve të sektorit privat nga qeveria Kurti
Sot është dita e fundit e afatit që Zyra e Rregullatorit të Energjisë u ka dhënë bizneseve të nënshkruajnë kontratë komerciale me një nga furnizuesit e licencuar nga ZRrE.
Të gjitha bizneset që nuk e kanë siguruar këtë kontratë, do mbesin pa energji elektrike.
Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për Blic, ka reaguar deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, i cili thotë se ky vendim është goditja më e rëndë që u bëhet biznesve të sektorit privat nga qeveria Kurti.
“Definitivisht vendimi për shkyqje të bizneseve nga furnizimi është goditja më e rëndë që u bëhet bizneseve të sektorit privat, nga shteti – qeveria Kurti”, tha ai.
Tutje ai shton se reflektimi do të jetë i rëndë e me pasoja të mëdha ku do të krijojë pabarazi në treg.
Shala thekson se gjithashtu rrezikojmë të ulim prodhimin vendor e të rriten importet.
“Reflektimi do të jetë i rëndë e me pasoja të mëdha dhe do të reflektojë në moszhvillim, në humbje të vendeve të punës, do të krijojë pabarazi në treg. Poashtu rrezikojmë shumë që të ulim prodhimin vendor e të rriten importet. Dalja e bizneseve në treg të lirë të furnizimit të energjisë po bëhet në kushte dhe rrethana të papërgaditura dhe jomeritore e joligjore”, përfundoi Shala