
Vendimi në sallën e gjyqit që i mori jetën, gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me tre plumba (DETAJE)
Dy plumba në kraharor dhe një në bark i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë brenda sallës së gjyqit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi. Gjyqtari u qëllua në Gjykatën e Apelit në Tiranë menjëherë pasi dha vendimin për pronat në Shkodër jo në favor të familjes Shkambi.
Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ishin në proces gjyqësor me autorin Ervis Shkambi.
Pas ngjarjes, autori ka deklaruar se e qëlloi gjyqtarin pasi po humbiste gjyqin për pronat. Siç mësohet, autori Elvis Shkambi ka qenë brenda në sallën e gjyqit, me seancën që ka nisur në orën 14:00.
Gjyqtari Astrit Kalaja është njohur me faktet, me pretendimet e palëve dhe në fund ka vendosur në favor të të plagosurve.
Pas përfundimit të seancës, i ndjeri Kalaja ka dalë në korridor. Aty është pritur nga autori Shkambi që e ka qëlluar me armë të tipit pistoletë. Pas përfundimit të aktit kriminal, ai ia ka dhënë armën rojës së sigurisë së gjykatës.
Pas kësaj, autori ka dalë jashtë ambienteve të Gjykatës, ku ka shkuar pranë një patrulle të policisë duke i treguar gjithçka ka ndodhur. Kësisoj ai është dorëzuar duke treguar ngjarjen e rëndë që ka tronditur sot gjithë Tiranën.
31 familjet që fituan çështjen fajësojnë shtetin: Na e dha ne truallin, më pas ia fali Gjon Shkambit
Familjet banuese në ish-Shkollën e Rezervave të Shkodrës kanë reaguar për mediat pas ngjarjes tronditëse të ndodhur ditën e sotme në Gjykatën e Aplelit ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua nga Elvis Shkambi pasi xhaxhai i tij humbi procesin gjyqësor, i cili pretedonte pronësinë e kësaj ndërtese.
Aktualisht banues në atë godinë, janë 31 familje të zhvendosura me banim aty që prej vitit 1993 me vendim të Bashkisë së Shkodrës.
Banorët e zonës tregojnë se kjo pronë ka qenë e shtetit dhe ish-kryebashkiaku Lorenc Luka ia ka kaluar në pronësi Gjon Shkambit pa një vendim të firmosur nga Këshilli i Ministrave në vitin 2012.
Ndër të tjera ata tregojnë se janë kërcënuar vitin e kaluar nga Gjon Shkambi, i cili u ka shkuar banorëve i armatosur për t’i nxjerrë jashtë nga godina.
“Ne na ka strehuar bashkia në ’93. Kemi ndenjur, e më pas në 2012 kanë ardhur Shkambi kanë thënë është ndërtesa ime. Na kanë nxjerrë nëpër gjyqe, kemi punuar e kemi derdhur para për këtë ndërtesë. Tani na kanë bërë presion që të lëshojmë shtëpinë. Kemi nejtur në tension, fajet i ka bashkia që na ka dhënë ne e më pas ia ka shitur edhe atij. Ne na e ka dhënë e më pas atij ia ka shitur. Njehemi shumë keq, më zi nuk ka më. Më mirë kishim dalë në rrugë të madhe se sa të kishin vrarë gjyqtarin. Më mirë të na kishin vrarë ne”, tha njëri prej banorëve në konflikt me Shkambajt.
Për banorët, përgjegjësi kryesor për këtë ngjarje fatale është Lorenc Luka, i cili me firmën e tij i ka kaluar familjes Shkambi pronësinë e godinave shtetërore.
Sipas tyre, Gjon Shkambi disponon vetëm dokumente false pasi nuk ka asnjë akt trashëgimie nga paraardhësit e tij që të vërtetojë pretendimet e Gjon Shkambit.
Autori e priti dhe e qëlloi në korridor, zbardhet DINAMIKA e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Armën Shkambi ia dorëzoi rojës së sigurisë, doli jashtë dhe iu tregoi policëve
Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku u qëllua për vdekje në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja. Siç mësohet, autori Elvis Shkambi ka qenë brenda në sallën e gjyqit, me seancën që ka nisur në orën 14:00.
Gjyqtari Astrit Kalaja është njohur me faktet, me pretendimet e palëve dhe në fund ka vendosur në favor të të plagosurve. Pas përfundimit të seancës, I ndjeri Kalaja ka dalë në korridor. Aty është pritur nga autori Shkambi që e ka qëlluar me armë të tipit pistoletë. Pas përfundimit të aktit kriminal, ai ia ka dhënë armën rojës së sigurisë së gjykatës.
Pas kësaj, autori ka dalë jashtë ambienteve të Gjykatës, ku ka shkuar pranë një patrulle të policisë duke i treguar gjithçka ka ndodhur. Kësisoj ai është dorëzuar duke treguar ngjarjen e rëndë që ka tronditur sot gjithë Tiranën.
Panë tmerr me sy në sallën e gjyqit, kush janë babë e bir që sapo kishin fituar seancën gjyqësore, autori i sulmit zbrazi karikatorin mbi ta
Ragip dhe Ervis Kurtaj janë babë e bir të cilët mbetën të plagosur me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë sapo kishin fituar seancën gjyqësore.
Elvis Shkambi është personi i cili qëlloi me armë duke vrarë gjyqtarin Astrit Kalaja dhe duke plagosur babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj. Autori Elvis Shkambi mësohet se ishte në proces gjyqësor me babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj.
Pas ngjarjes, autori ka deklaruar se e qëlloi gjyqtarin pasi po humbiste gjyqin për pronat. 30-vjeçari është arrestuar nga policia pas ngjarjes.
Siç mësohet, autori Elvis Shkambi ka qenë brenda në sallën e gjyqit, me seancën që ka nisur në orën 14:00.
Gjyqtari Astrit Kalaja është njohur me faktet, me pretendimet e palëve dhe në fund ka vendosur në favor të të plagosurve.
Pas përfundimit të seancës, i ndjeri Kalaja ka dalë në korridor. Aty është pritur nga autori Shkambi që e ka qëlluar me armë të tipit pistoletë. Pas përfundimit të aktit kriminal, ai ia ka dhënë armën rojës së sigurisë së gjykatës.
Pas kësaj, autori ka dalë jashtë ambienteve të Gjykatës, ku ka shkuar pranë një patrulle të policisë duke i treguar gjithçka ka ndodhur. Kësisoj ai është dorëzuar duke treguar ngjarjen e rëndë që ka tronditur sot gjithë Tiranën.
KLGJ: Është cenuar shteti i së drejtës dhe besimi i publikut!
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit gjatë kohës që po ushtronte detyrën e tij.
KLGJ dënon me forcë aktin kriminal ndërsa shprehet se kjo ngjarje ka cenuar rëndë themelet e shtetit të së drejtës, sigurinë e institucioneve të drejtësisë si dhe besimin e publikut në gjykata.
Në vijim të deklaratës publike, KLGJ thekson se pavarësia e gjyqtarëve është një gur themeli për shtetin e së drejtës.
Reagimi i KLGJ-së:
Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh sot me datë 06.10.2025 për të mbajtur qëndrimin publik vijues:
Me dhimbje të thellë Këshilli i Lartë Gjyqësor mësoi për ngjarjen kriminale të vrasjes, në sallën e gjyqit, dhe në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës, sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe besimin e publikut te gjykatat.
Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon me forcë aktin kriminal të vrasjes së kolegut tonë, si edhe thekson se çdo akt që sulmon, apo cenon integritetin e gjykatave, dëmton gjithçka që ndërtojmë me punë dhe përkushtim.
Këshilli thekson se respektimi i pavarësisë dhe sigurisë së magjistratëve është gur themeli i shtetit të së drejtës, përmes të cilit garantohet mbrojtja e të drejtave të gjyqtarëve dhe interesi publik.
Cënimi i integritetit fizik të gjyqtarëve përbën sulm të drejtpërdrejtë, jo vetëm ndaj magjistratëve por edhe ndaj shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike, si dhe interesit dhe besimit të publikut.
Dënojmë me forcë një akt të tillë kriminal, si dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes, denigrimin e figurës së magjistratit dhe mungesën e theksuar të respektit ndaj veprimtarisë gjyqësore.
Në këto momente dhimbjeje kolektive ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjarët, të afërmit e viktimës dhe kolegët.
Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin e treguar në këtë ditë të vështirë, nga të gjitha institucionet, subjektet dhe individët që shfaqën publikisht respektin e tyre ndaj gjyqësorit.
Elvis Shkambi pranon vrasjen e gjyqtarit: E qëllova se po humbisja gjyqin
Elvis Shkambi, personi i arrestuar si autor i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja këtë pasdite, ka pranuar krimin e rëndë. Familja e tij ishte prej vitesh në gjyq për një pronë në lagjen “Skënderbeg” të kryeqendrës së veriut, dhe tani 30 vjeçari ndodhet në ambientet e Komisariatit nr.1.
“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, është shprehur Elvis Shkambi, në deklaratën paraprake, menjëherë pas arrestimit nga uniformat blu.
Në vitin 2023, Babai i Elvis Shkambit u shfaq në media dhe u shpreh se është pronari i godinave ku jetojnë 31 familje, ish-shkolla e rezervave në Shkodër, dhe pronat i ka me dokumentacion të rregullt dhe i ka fituar përmes proceseve gjyqësore.
Begaj shpreh ngushëllimet: E dënoj aktin me gjuhën më të ashpër
Pas sulmit me armë të kryer në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja, dhe të plagosur dy shtetas të tjerë, ka bërë një reagim në rrjetin social “FaceBook”, presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
“Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e pa tolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja”, ka shkruar Begaj.
Ai është shprehur se sulmi i bërë jo vetëm ndaj gjyqtarit por edhe ndaj drejtësisë, duhet të përballet me përbuzje dhe mospajtim nga shoqëria pasi e konsideron si një atentat makabër.
Presidenti shpreh mbështetjen për familjen dhe kolegët e të ndjerit në emër të shtetit.
Postimi i Plotë:
Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e pa tolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja.
Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale.
Në emër të shtetit i gjendem pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të afërt e të largët, si dhe shpreh solidaritetin e plotë të shqiptarëve me dhimbjen e pakufishme për humbjen.
Reagon Edi Rama: Policia private s’mund të ruajë gjyqtarët, të ashpërsohet Kodi Penal!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i qëlluar në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit pasi ka përfunduar seancën gjyqësore. Autor është Elvis Shkambi, për të cilin, gjyqtari Kalaja dha vendimin kundër në gjykatë.
Reflektim i menjëhershëm për sigurinë brenda gjykatave, është problemi që Rama ka ngritur ndërsa vijon të thotë se kjo ngjarje është argumenti më i pakundërshtueshëm për të mbështetur një shtrëngim të ndjeshëm në Kodin Penal të dënimit për mbajtjen e armëve pa leje.
Reagimi i kryeministrit Rama:
Ngushëllime vëllazërore familjes së gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe.
Agresioni kriminal ndaj gjyqtarit padyshim kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit. Por kjo tragjedi kërkon reflektim mbi sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, i cili, përveçse kërkon pajisje të caktuara teknologjike sipas ligjit, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje midis policisë private në emër të pavarësisë gjyqësore!
Ndërkohë, besoj se kjo ngjarje tragjike është argumenti më i pakundërshtueshëm për të mbështetur një shtrëngim të ndjeshëm në Kodin Penal të dënimit për mbajtjen e armëve pa leje dhe ngushtimin maksimal të hapësirës për lojëra me afate në dëm të mbrojtjes nga zjarri i armëve të paligjshme! Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë reflektim mbi lehtësinë me të cilën mbajtja e armëve pa leje trajtohet rregullisht në procedurat gjyqësore.