Vendimi për bllok-tarifat pritet të merret para 20 shkurtit

07 shkurt 2022 | 13:15

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, ka deklaruar se ky institucion shumë shpejt pritet të marr vendimin për bllok-tarifa.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se vendimi pritet të merret më herët se më 20 shkurt.

“Ne jemi duke bërë përpjekje që vendimin ta marrim më herët se 20 shkurti. Është shqyrtim i jashtëzakonshëm dhe jemi të përkushtuar që ky proces të përfundoj sa më parë, duke pasur parasysh se kemi kosto shtesë në sistem dhe domosdoshmërisht ne duhet të marrim një vendim që këto kosto të mbulohen sa më shpejt prej konsumatorëve e në këtë rast edhe prej qeverisë”, ka deklaruar Fejzullahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E Diell – Gazetarja Rudina Demneri, e njohur ndryshe me…