Vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë – i pamenduar dhe diskriminues

09 maj 2025 | 16:03

Vendimi i fundit për liberalizim të tregut të energjisë në Kosovë është marrë me nguti dhe pa përfshirje të duhur apo përgatitje adekuate.

Masa të tilla me ndikim kaq të madh nuk mund të miratohen në mënyrë ad hoc, pa konsultim dhe pa një planifikim strategjik.

Përveçse i ngutshëm, duke targetuar kompanitë e mesme dhe të mëdha, ky vendim është edhe diskriminues dhe rezulton në trajtim të pabarabartë në treg.

Pasojat e një vendimit të tillë janë katastrofike për ekonominë kosovare prandaj ne i bëjmë thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të shtyjë këtë vendim dhe të fillojë një proces përgatitor që siguron se liberalizimi zbatohet në mënyrë profesionale, transparente dhe të pranueshme për të gjitha palët e interesit.

Nëse ky vendim hyn në fuqi në kushtet aktuale, rrezikon mbijetesën e shumë bizneseve kosovare dhe, si rezultat, shkakton dëme serioze në ekonominë e përgjithshme të vendit.

Sektori privat e mirëpret në parim liberalizimin e tregut të energjisë, por ai duhet të realizohet në mënyrë të drejtë, të mirëmenduar dhe pa diskriminim. Një qasje gjithëpërfshirëse është thelbësore për të siguruar që kjo reformë të kontribuojë në stabilitetin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë së Kosovës, dhe jo ta cënojë atë.

Si kontribuesi më i madh në buxhetin e shtetit, sektori privat meriton vëmendje dhe mbështetje të vazhdueshme nga politikbërësit. Çdo reformë duhet të reflektojë një angazhim të qartë për dialog, drejtësi dhe qëndrueshmëri afatgjate ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i futsallit i Policisë së Kosovës ka arritur një…