Vendimmarrja në LV bëhet vetëm nga Kurti, ata që s’i binden, i kërcënon

08 shtator 2025 | 08:10

Analisti politik Visar Ymeri ka thënë se votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje duhet të pajtohen me votimin e Dimal Bashës si kryeparlamentar, për shkak se votimi i tij ka ardhur me urdhër të Albin Kurtit.

Ymeri ka treguar metodat të cilat Lëvizjes Vetëvendosje i përdorë “për ta mashtruar popullin”, teksa ka shtuar se vendimmarrja në këtë parti bëhet vetëm nga Kurti.

“Vetëvendosje përdorë maskimin e konceptit të së vërtetës së vet politike përmes fytyrave më të pëlqyera për publikun. Ka pasur një historik të VV-së në të cilin në momente të caktuara janë zgjedhur njerëz të caktuar për të përçuar një mesazh te publiku. Këto momente VV-së kanë filluar t’i harxhohen.  Kjo më së miri u pa me efektin që krijoi votimi i Dimal Bashës si brenda partisë ashtu edhe jashtë. Njerëzit që kanë votuar Vetëvendosjen duhet të pajtohen me Dimal Bashën si rezultat i Kurtit. Lëvizja Vetëvendosje nuk është parti në të cilën vendosin një grup i njerëzve, VV është e kundërta. Albin Kurti vendos kush e çka dhe pastaj e bind shumicën, ose nëse nuk e bind e kërcënon”, ka thënë Ymeri në VV Show.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yossi Cohen, i cili ishte projektuar nga kryeministri izraelit Beniamin…