Vendoset gurëthemeli për ndërtimin e shkollës së mesme në Gadime

04 dhjetor 11:51

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me drejtorin e shkollës Naser Kaqara dhe me bashkëpunëtorë të tjerë, kanë vendosur gurëthelemin për ndërtimin e objektit të ri të shkollës së mesme në Gadime të Epërme.

Me këtë rast, kryetari Imri Ahmeti, ka uruar banorët për këtë projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm për ndërtimin e një objektit të ri shkollor sipas standardeve më moderne, objekt ky që pritet të përfundoj dhe të përurohet në verën e vitit të ardhshëm.

“Jam i lumtur që jam sot në Gadime për vendosjen e gurëthemelit të këtij objekti i cili do të përmbush të gjitha kriteret e nevojshme për të funksionalizuar një shkollë. Do të mbetet obligim i yni i përbashkët që në vazhdimësi t’i plotësojmë të gjitha kushtet që të arrijmë një edukim sa më cilësor në mësimnxënie për gjeneratat që po vinë”, është shprehur Ahmeti.

Ndërsa, drejtorët e dy shkollave në Gadime në emër të nxënësve, mësimdhënësve dhe banorëve kanë falënderuar Kryetarin Imri Ahmeti për gatishmërinë dhe vullnetin e treguar për ndërtimin e kësaj shkolle shumë të nevojshme.

Ky projekt është investim i Komunës së Lipjanit dhe do të kushtojë 167,447.32 euro.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një terren të ashpër, pas përgatitjes së rrugës me…