Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Muzeut të Historisë së Natyrës

07 maj 16:27

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kanë vendosur gurthemelin e Muzeut të Historisë së Natyrës në parkun “Te Pishat” në Sllatinë.

Ministri Gashi ka thënë se ky muze do të shërbejë për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e koleksioneve të natyrës së Kosovës si dhe do të ndikojë në përmasimin e infrastrukturës promovuese dhe edukative të ndërlidhur me Trashëgimisë Kulturore. “Si i tilleëky projekt e përmirëson edukimin dhe ndihmon zhvillimin shkencor edhe për popullatën vendase”, ka thënë Gashi.

Ministri Gashi ka thënë se ndërtimi i Muzeut të Historisë së Natyrës ka për qëllim koleksionimin, ekspozimin dhe arkivimin e mbetjeve të çfarëdo organizmi në standardet më të larta të mundshme për të siguruar ruajtjen dhe të gjitha informatat rreth tyre. “Ky institucion i ri do të ketë karakter vetëdijësues dhe edukativ për natyrën dhe do të jetë përgjegjës edhe për zhvillimin e hulumtimeve, për interpretimin e rezultateve, për përkrahjen proceseve të shkencës dhe konservimit biologjik”, ka thënë Gashi, duke sqaruar se muzeu do të jetë qendër hulumtimi, studimi e trajnimi për muzeologji dhe fusha tjera relevante në raport me historinë e natyrës dhe qendër e kultivimit të trashëgimisë etno botanike.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Muzeu i Natyrës do jetë një pasurim i koleksionit të pasur që ka natyra.

Image may contain: outdoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lucas Paqueta e teproi me prekjen e gjyqtarit dhe e…