Vendoset minibiblioteka në sheshin e qytetit të Podujevës

20 mars 2022 | 12:29

Nismës së nxënësve të shkollave fillore të qytetit dhe OJQ-së “Toka”, për vendosjen e minibibliotekës në sheshin e qytetit, me motivin “Merr një libër, lër një libër” iu bashkua nënkryetarja e komunës, Marigona Lahu me dhurimin e librit autobiografik të fitueses së çmimit Nobel për Paqe, Malalës, zërit të luftëtares trime, e cila lufton për arsimimin e vajzave pakistaneze.

Nënkryetarja Lahu i siguroi iniciatorët për përkrahje të vazhdueshme të qeverisjes komunale dhe i ftoi nxënësit të vazhdojnë me iniciativa të nxitjes së nxënsëve dhe qytetarëve për lexim të vazhdueshëm që i kontribon edukimit qytetar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Isuf Sherifi Në tri luftërat, në Kroaci, Bosnjë dhe…