
Vendoset sërish flamuri i UÇK-së te “Rrethi i Ismetit” (video)
Pasi u hoq sot, flamuri i UÇK-së është vendosur sërish te “Rrethi i Ismetit” në Prishtinë.
Agim Pllashniku, ish-luftëtar i UÇK-së, i cili para disa ditësh e vendosi këtë flamur, akuzoi sot pushtetin, konkretisht Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për heqjen e flamurit.
“Komuna e Prishtinës është zotuar që nuk e ka hequr flamurin. Sipas informatave të mia flamurin e UÇK-së e ka larguar Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që drejtohet nga Liburn Aliu. Kështu i kam informacionet”, ka thënë Pllashniku, duke shtuar se për këtë rast e ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës.
Agim Pllashniku sot rreth orës 15:00 e rivendosi flamurin e UÇK-së te “Rrethi i Ismetit”.
Ai thënë se kanë propozuar që ky rreth të emërtohet tash e tutje “Rrethi i Flamurit të UÇK-së”.
Hiqet flamuri i UÇK-së te “Rrethi i Ismetit”, Pllashniku akuzon pushtetin (foto/video)