VENDOSET TABELA E RRUGËS ME EMRIN NUE MARTIN GASHI NË GJILAN

24 tetor 2025 | 20:38

Komuna e Gjilanit e ka nderuar luftëtarin e lirisë, ushtarin e UÇK-së, Bacën Nue Martin Gashi, duke ia vënë emrin e Tij, një rruge të Qytetit të Gjilanit!

Pas vendimit të datës 07.07. 2025, të Komisionit për emërtimin e rrugëve në Komunën e Gjilanit, ku pasi ishte shqyrtuar propozimi im dhe ishte marrë vendimi që një rrugë te Lagjës Bregu i Djegur në Gjilan, t’i vëhej emri Nue Martin Gashi, sot më datë 24 Tetor 2025, përfundimisht është vendosur tabela me emrin NUE MARTIN GASHI

Kryefamiljari i Shtëpisë Bazë të UÇK-së, në Lagjen Peshter të Brusit, Bashkëshorti i Nënës së UÇK-së, Stanë Pjetër Gashi e Babai i luftëtarëve të lirisë, ushtarëve të UÇK-së Filip, Fatmir, Viktor Gashi dhe File Gashi, Baca Nue Martin Gashi, është emër i madh dhe figurë e shquar e faqeve të lavdishme të luftës së armatosur, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Jam shumë i lumtur dhe kamë knaqësinë e madhe që në cilësinë e ish-Shefit për Informim e Zëdhënësit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, por edhe të propozuesit të vendosjes së emrit të një rruge të rrugëve të Qytetit të Gjilanit, me emrin e Bacës Nue Martin Gashi, të shpreh tërë konsideratën time dhe respektin e madh e të pakufishëm, për kontributin historik, dhënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës të kësaj familje ëmblemë e kontributit të familjes shqiptare katolike, në çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!

Emri NUE MARTIN GASHI, i bën nderë çdo rruge të çdo qyteti të Kosovës!
Por edhe Rruga e emertuar i bën nderë Bacës NUE MARTIN GASHI!

Faleminderit i nderuar Kryetar dhe të nderuar anëtar të Komisionit për Emërtim të Rrugëve Qytetit të Gjilanit!

Lavdi e përjetshme të pavdekshmit Bacës Nue Martin Gashi!
Urime emrin dhe tabelën me emrin e rrugës NUE MARTIN GASHI!

Ismet Sylejmani,
Gjilan, 24 Tetor 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha  (Nga simbolika diplomatike te pasojat e brendshme…