
‘Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, konfirmim se Kosova është shtet i patjetërsueshëm’
Njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Izraelit është formalizuar të hënën me anë të një marrëveshje formale.
Formalizimi i njohjes reciproke Kosovë-Izrael është përshëndetur nga Ambasada së Shqipërisë në Kosovë.
Kjo ambasadë ka vlerësuar se njohja nga Izraeli është një tjetër konfirmim se shteti i Kosovës është i patjetërsueshëm.
“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falënderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë mbështetjen!”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë.