Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, akt historik

01 shkurt 2021 | 15:40

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar akt historik vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit.

“Akti historik i njohjes së Kosovës nga Izraeli, forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare. Subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet dhe fuqizohet. Ky akt, shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e lidhjes mes dy popujve”.

“Jam shumë i lumtur me këtë ngjarje, e cila ndodh në kohën kur vendi ynë ndodhet në udhëkryq. Falënderues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërmjetësimin e tyre për këtë njohje kaq të rëndësishme. Kjo është edhe një dëshmi e fortë se marrëdhëniet me aleatin tonë, ShBA-të, janë të një rëndësie të veçantë e strategjike dhe si Kosovë vazhdimisht do t’i forcojmë ato. Kjo do të jetë edhe një prej detyrave të mia parësore si President i ardhshëm i vendit. Falënderim i veçantë për popullin dhe shtetin e Izraelit!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës, ka apeluar tek tatimpaguesit borxhlinj që…