VENDOSJA NË POZICIONIN E PALËS TJETËR

12 janar 2021 | 19:04

Shkruan: Ismail Syla

Në Akademinë Diplomatike të Vjenës në promovimin e librit të autorëve britanikë, Roger Boyes & Suzy Jagger “New State Modern Statesman” folën edhe Alber Rohan dhe Edi Rama.

Ish zëvendësi i të dërguarit të posaçëm të BE-së për Kosovën Albert Rohan, tha:

“Hashim Thaçin e takova për herë të parë kur bëra një vizitë partisë së tij në shkurt 2000, pas përfundimit të luftës dhe doja ta pyesja se ku qëndronte në spektrin politik partia e tij, apo cilës familje politike të Evropës do t’i bashkohej. Thaçi më tha se partia e tij ishte e qendrës, por ishte e qartë se vëmendja e tij ishte te çështja më e madhe, e që mbi të gjitha ishte pavarësia e Kosovës, e jo detyrimisht pozicionimi ideologjik i partisë së tij… Në atë rast ai më tregoi që po përballej me pyetjen se çfarë mund t’i jepej palës serbe që të bëhej pavarësia e Kosovës e pranueshme?

Mendova: ishte e jashtëzakonshme që një lider politik i Kosovës, që kishte kaluar një përvojë shumë tragjike në vitet e mëhershme, po mundohej të vendoste veten në pozicionin e palës tjetër dhe të merrte parasysh interesat e saj. Për mua kjo ishte shenjë e një burrështetasi dhe një urtësie politike”.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nënvizoi:

Nuk ka libër që mund të shkruhet që mund ta ngërthejë tërë librin e hapur që paraqet Hashim Thaçi. Hashimi duhet t’i lirojë edhe vetë serbët nga makthi i tyre më i madh. Jam i sigurt se në njëfarë mënyrë ai sërish do ta gjejë rrugën sepse gjëja më e rëndësishme që nuk përmendet është se nofka e tij gjatë luftës ka qenë gjarpri. Në fakt, nuk është një nofkë e keqe, sepse tregon aftësinë e tij për të gjetur zgjidhje edhe para detyrave më të vështira. Vjenë, 30 maj 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja të martën ka njoftuar se trajneri Semsettin Bas…