
Vengu: Mirënjohje për djemtë dhe vajzat tona që dëshmuan përkushtim në “Defender 25”
08 qershor 2025
| 19:51
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka folur nga viziti e tij që bëri në rajonin e stërvitjeve në Bizë, në kuadër të përmbylljes së “Defender Europe 2025”.
Në një postim në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë ushtarët e Shqipërisë që treguan profesionalizëm, sipas tij, në këtë stërvitje.
“Sot në Bizë bashkë me SHSHPFA, gjenerallejtënant Arben Kingji dhe me Forcat e Armatosura që përmbyllën me sukses stërvitjen ‘Defender Europe 2025’”.
“Mirënjohje për djemtë dhe vajzat tona që dëshmuan përkushtim, profesionalizëm dhe aftësi të larta operacionale, duke konfirmuar rolin e Shqipërisë si një aleat i besueshëm në sigurinë kolektive!”, ka thënë Vengu.