Vengu takohet me Jasharin: Kosovën do ta bëjmë pjesë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike

22 maj 2025 | 15:15

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në një takim të rëndësishëm me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në Tiranë.

Në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë trajnimin dhe arsimin ushtarak, zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, pjesëmarrjen në stërvitje të përbashkëta dhe angazhimin në nisma rajonale.

Ministri Vëngu, ka theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

“Së bashku do të punojmë për ta bërë Kosovën pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike”, ka shkruar Vengu në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar rishikimin…