Veprimet e Moskës e acarojnë Amerikën, Blinken e anulon takimin me Lavrovin

23 shkurt 2022 | 08:00

Pas përkeqësimit të situatës mes Rusisë e Ukrainës ishte paraparë një takim mes sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavror.

Takimi ishte i paraparë të ndodhte më 24 shkurt në Gjenevë, mirëpo Blinken e ka anuluar pas njohjes që ia bëri Rusia dy rajoneve separatiste, Luhanskut dhe Donetskut, shkruan “Reuters”, transmeton “Express”.

Blinken tha se kishin rënë dakord për një takim me Lavrov, vetëm nëse Rusia nuk e pushton Ukrainën.

“Tani që ne e shohim se pushtimi po fillon dhe Rusia e ka bërë të qartë refuzimin e saj të plotë të diplomacisë, nuk ka kuptim të vazhdohet me atë takim në këto momente”, tha Blinken para gazetarve, pas një takimi që pati me ministrin e jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba në Uashington.

Madje Blinken tha se i ka dërguar letër Lavrov, për ta informuar se nuk do të takohet me të.

Ai shtoi se ShBA-ja dhe aleatët e saj do të vazhdojnë sanksionet nëse Rusia përshkallëzon më tej agresionin  ndaj Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moska po përpiqet të ruajë ndikimin në Ballkan, kryesisht përmes…