
Veprimi i Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij
Dy ditë më parë u bë virale videoja e Jozit dhe Stresit në të cilën ai thotë se çunat e zonës së Jozit i ka vëllezër teksa edhe zbaton ‘urdhërin’ për ta puthur në faqe këngëtarin.
Stresi reagoi duke u shprehur se video ishte ‘prank’ përpara këngës së përbashkët që do nxjerrin por nga ai moment, rrjeti nuk është ndalur me tallje e rikrijim të videos.
Sigurisht, një zhvillim i tillë që la të habitur shumë kë nuk i ka shpëtuar Gjestit.
Ky i fundit ka ndërmarrë një veprim mbi situatën që flet shumë.
Ai ka vendosur ta heqë Stresin nga lista e personave që i ndjek në Instagram, veprim të cilin e kishte bërë pas daljes nga Big Brother VIP Albania marrë shkas nga përkrahja e zjarrtë që Stresi i jepte atij në rrjete sociale e në intervista.
Ndërkaq, Stresi po vazhdon ta ndjekë Gjestin, mbase deri kur ta kuptojë nga ky artikull që Gjesti nuk e bën më të njëjtën.