Veprimtari dhe afaristi Besim Hoxha nderon heroin Halil Alidema

19 maj 2026 | 14:30

Afaristi nga Pozherani i Vitisë, Besim Hoxha, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka marrë pjesë në përurimin e monumentit të Heroit të Kombit dhe ish-të burgosurit politik, Halil Alidema.

Gjatë ceremonisë së organizuar në Pozheran, në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit Halil Alidema, morën pjesë shumë qytetarë nga Vitia, Ferizaj dhe Anamorava.

“Sot pata nderin të jem pjesë e përurimit të monumentit të Halil Alidemës – një figurë që me përkushtimin dhe sakrificën e tij la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, ka shkruar veprimtari Besim Hoxha.

Hoxha është gjithashtu kandidat i PDK-së nga diaspora për deputet në zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor në Kosovë. Ai garon me numrin 77 në listën zgjedhore të PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgimtari Naser Xhylani, militant i Lëvizjes Vetëvendosje, ka lëshuar deklarata…