Veprimtari Gani Ismajli uron ‘Brigadën e Epokës…’

14 shkurt 2020 | 22:44

Veprimtari i çështjes kombëtare, Gani Ismajli, i cili jeton në Zvicër, ka uruar ‘Epokën e re’ për 20-vjetorin e daljes së saj në tregun e Kosovës si dhe botimin e numrit të 6000 të saj.

Ai kujton me nostalgji vitet 2000, 2001, kur i porosiste udhëtarët që udhëtonin me aeroplan, që t’ia blenin gazetat që kishin dalë gjatë gjithë javës dhe t’ia dërgonin në Zvicër.

Madje Ismajli nganjëherë edhe shkruante dhe i dërgonte për botim shkrimet dhe poezitë e tij të cilat edhe i kishte pasion.

Pas luftës Ismajli kishte hapur një fabrikë të birrës ‘Vala’ dhe kishte zgjedhur pikërisht ‘Epokën e re’ të bënte marketingun e birrës “Vala”.Gani Ismajli në adresat e redaksisë së Epokës ka nisur një urim të shkurtër, por me domethënie të madhe.

Ai urimin e ka shoqeruar me një fotografi të bërë në vitin 2001, duke lexuar ‘Epokën e re’.

Urime Muhamet Mavraj për këtë përvjetor të gazetës. Kur e pashë festën tuaj dhe gjithë ata gazetarë e gazetare që kanë punuar në gazetë e që punojnë ende, mendova që është ndonjë brigadë ushtarake. ‘Epoka e re’ është e vetmja gazetë që kur e shoh në kioska apo markete ma kujton lirinë e Kosovës.

Urime miku im e djali më i miri i Malësisë së Gjakovës, Sadik Zeqiri (Dik), që ia dolët të mbijetonit. I dëshiroj shumë përvjetorë gazetës sonë “Epoka e re”.

I juaji Gani Ismajli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se…