Veprimtari Halit Isufi synon postin e asamblistit në Gjakovë

11 shtator 2025 | 12:43

Veprimtari i çështjes kombëtare, Halit Isufi është figurë e njohur dhe e respektuar në Komunën e Gjakovës dhe më gjerë.

Ai në zgjedhjet e 12 tetorit garon për asamblist të Kuvendit Komunal të Gjakovës nga radhët e PDK-së me numrin 2.

Halit Isufi, në kohët e errëta kur shtypja serbe po e mbyste çdo zë të lirë në Kosovë, ai ishte një nga ata djem, që nga viti 1997, si student në Prishtinë, kishte marrë pjesë aktive në organizimin protestave kundër regjimit serb.

Si pjesë e brezit të guximshëm që i kishte dhënë zë popullit të nëpërkëmbur, kur lufta shpërtheu, Haliti Isufi nuk kishte hezituar, duke braktisur gjithçka dhe u ishte bashkuar radhëve e UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit.

Brenda pak muajsh, falë aftësive organizative dhe përkushtimit të palëkundur, ai kishte arritur të udhëheq një numër të konsiderueshëm ushtarësh, në beteja. I papërkulur përballë rrezikut, ai  kishte marrë pjesë edhe në sjelljen e armatimit nga Shqipëria, një nga misionet më delikate të logjistikës së luftës.

Pas çlirimit, Isufi kishte zgjedhur rrugën e vërtetë të jetës civile. Me punë e përkushtim, ai ishte bërë i suksesshëm në fushën e gastronomisë. Gjithashtu ishte bërë pjesë aktive edhe në proceset e shtet-ndërtimit.

Për tri mandate radhazi, ka shërbyer si kryesues i Bordit të Drejtorëve në kompaninë publike “Posta e Kosovës”, një nga institucionet më të rëndësishme publike të vendit.

Halit Isufi është një nga ata luftëtarë që e nderon emblemën e UÇK-së jo vetëm për ato që kishte bërë gjatë luftës, por për mënyrën se si jetoi pas saj, i ndershëm dhe larg lavdisë së rreme. Ai nuk flet shumë për luftën, por sytë e tij e tregojnë se ajo jeton ende brenda tij, jo si plagë, por si obligim.

Halit Isufi është simbol i një brezi që luftoi me nder dhe ndërtoi me punë.

May be an image of 1 person and text that says 'MA MAMIRỄ MA MIRỄ PER PERKOMUNEN KOMUNỄN #PDK191 HALIT HALITISUFI ISUFI KANDIDAT PẼR KANDIDATPERASAMBLEKOMUNALE ASAMBLEKOMUNALE ASAMBLE KOMUNALE #2 #2'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, ka bërë me dije…