Veprimtari i çështjes kombëtare, Shaip Kadriaj, mbështet Bali Muharremajn: “Dita e balotazhit po afrohet!”

07 nëntor 2025 | 22:25

Veprimtari i çështjes kombëtare, Shaip Kadriaj, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, në prag të balotazhit zgjedhor.

Shaipi, i cili vjen nga një familje e njohur atdhetare në rrethin e Suharekës, nipi i Aqif Kadriajt, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka bërë të ditur përkrahjen e tij përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Në njoftimin e tij, Kadriaj ka shkruar:

“Dita e balotazhit po afrohet!

Në mes dy kandidatëve që garojnë për kryetar të Suharekës, unë do ta mbështes z. Bali Muharremajn. Z. Muharremaj ka dëshmuar me punë, përkushtim dhe rezultate se meriton përkrahjen e diasporës dhe të qytetarëve të Suharekës. Le ta përkrahim vazhdimësinë dhe zhvillimin e qytetit tonë! Bashkë për Baliun, bashkë për Suharekën!”

Kjo përkrahje nga një figurë e njohur e diasporës suharekase shihet si një sinjal i rëndësishëm në drejtim të mobilizimit të bashkatdhetarëve për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një tubim në mesin…