Veprimtari Sali Bislimi drejton kritika për Specialen: Thaçi do të dalë edhe më i fortë

22 maj 2025 | 22:04

Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, dhe i cili është drejtor i zyrës ligjore First-consulting.ch në Bern dhe Delemont të Zvicrës, ka komentuar procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai ka thënë se në emër të një aktakuze të rrejshme e ngritën një proces gjyqësor, i cili prodhoi 3 milionë faqe turpi.

Bislimi ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi nga ky proces do të del edhe më i fortë.

“Procesi toksik afatgjatë i Gjykatës Speciale ndërtoi një rreth vicioz akuzash të pabaza dhe mbjelli mosbesimin e ndërsjellë. Hedhja fajit në mënyrë sistematike presidentit Thaçi nuk i kontribuon as drejtësisë as shoqërisë. Në emër të një aktakuze të rrejshme e ngritën një proces gjyqësor, i cili prodhoi 3 milionë faqe turpi për ta hutuar botën demokratike dhe manipuluar drejtësinë në shpinë të një Kosove frazhile, e cila sapo e vuri themelin e shtetësisë dhe pa asnjë ditë provoje demokracie e sulmuan me xhelozi barbarie! Hashim ke me dalë me i fort. Zoti është me ty”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka sqaruar deklaratën e…