
Veprimtari Sali Bislimi falënderon Haradinajn për vizitën: Ju jeni historia e lirisë
Kryetari i AAK-së, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka vizituar këto ditë familjen e Sali Bislimit nga fshati Topillë e Shtimes.
Haradinaj gjatë kësaj vizite ka thënë se Sali Bislimi është ndër ata shqiptarë që edhe pse larg vendlindjes, kurrë nuk i është ndarë shërbimit ndaj kombit dhe komunitetit tonë në mërgatë.
Sipas tij, përkushtimi i Bislimit për çështjet kombëtare dhe angazhimi për shqiptarët në Zvicër, janë shembull frymëzimi. “Pata nderin të qëndroj në familjen e Sali Bislimit nga fshati Topillë e Shtimes, veprimtar i shquar në Zvicër. Saliu është ndër ata shqiptarë që edhe pse larg vendlindjes, kurrë nuk i është ndarë shërbimit ndaj kombit dhe komunitetit tonë në mërgatë. Përkushtimi i tij për çështjet kombëtare dhe angazhimi për shqiptarët në Zvicër, janë shembull frymëzimi. Mirënjohje për mikpritjen!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
E Sali Bislimi ka shkruar në “Facebook” se me një pritje vëllazërore pati kënaqësinë ta mirëpres në odën e tij ish-kryeministrin Haradinaj.
“Ju keni lind lirinë e Kosovës e cila do të jeton përgjithmonë bashkë me emrin tënd dhe familjen Haradinaj”, ka shkruar Bislimi.
“Njeriun e historisë, në një ambient festiv në odën tonë të shoqëruar me shumë miq dhe familjarë”, ka shkruar Bislimi, duke shtuar se me këngët dhe debatet për Kosovën dhe shqiptarinë vazhduam deri vonë. “Të gjithë së bashku u dakorduam se duhet ngritur zërin edhe me shumë për UÇK-në deri në qiell për t’i thënë botës se ne jemi këtu dhe nuk kemi atdhe tjetër do ta mbrojmë dhe zhvillojmë bashkë edhe me bijtë tanë më të mirë që gjinden padrejtësisht në Hagë. Faleminderit Ramush për të gjitha, na erdhe dhe na dëshmove respekt me shumë modesti, nder kombit, familjes shqiptare në traditat e vlerave Kastriotike”, ka shkruar Bislimi.