Veprimtari Sali Bislimi i jep mbështetje protestës: Nesër, jo vetëm prezencë, por edhe mesazh: Kosova nuk toleron tradhtarët
Veprimtari Sali Bislimi i ka dhënë mbështetje protestës së thirrur nga nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kundër ekspozitës së vendosur në qendër të Prishtinës me synim shtrembërimin e së vërtetës për Luftën Çlirimtare.
Bislimi ka reaguar me një mesazh të fortë publik, duke bërë thirrje për, siç e ka quajtur ai, “ndaljen e vetëvrasjes politike” në Kosovë.
“Stop vetëvrasjes politike të Kosovës Frymëzimi serb në institucionet e Kosovës duhet të ndalet me urgjencë, ndërsa aktorët e përfshirë duhet të sillen para drejtësisë.
Kjo është krim. Edhe ata që i toleruan “tradhtarët” të arrijnë deri këtu, bartin përgjegjësi, duke hyrë në një valë histerike që synon të “vrasë” edhe një herë heronjtë tanë – të rënët dhe të gjallët – duke i turpëruar. Kur opozita është në “koma”, veteranët nuk janë. Ata bëhen gardianë për ta ruajtur Kosovën me vlerat e lirisë dhe, me ngjyrën e gjakut, ta mbrojnë atë kuq e zi. Nesër, jo vetëm prezencë, por edhe mesazh: Kosova nuk toleron tradhtarët. Largohuni për hir të gjeneratave të reja, larg atdheut. Buka e Kosovës do t’ju “vrasë” nëse vazhdoni të jetoni me “teshat” e robërisë. OVL-UÇK, edhe Zoti është me ju”, ka shkruar Bislimi në Facebook.



