Veprimtari Sali Bislimi ia kushton urimin e 28 Nëntorit babait të ndjerë të ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçit
28 nëntor 2025
| 09:28
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton në Zvicër, ka uruar 28 Nëntorin me një fotografi të përbashkët me babain e ndjerë të ish-presidentit Hashim Thaçi, bacën Haxhi.
“Festa e Flamurit është një ditë e krenarisë, e historisë sonë të pasur dhe e së ardhmes sonë të ndritur. Këtë 28 Nëntor ia dedikoj me nderim babait të Presidentit Hashim Thaçi, bacit Haxhi (i ndjerë). Vendosmëria dhe dashuria e tij për flamurin dhe për lirinë kanë ndërtuar një themel mbi të cilin sot qëndron i lirë kombi ynë në tokën Dardane!Gëzuar Ditën e Flamurit Shqiptar, kudo që jeni! Ju dua 🇦🇱🇦🇱🇦🇱”, ka shkruar Bislimi në Facebook.



