
Veprimtari Sali Bislimi në mbështetje të Thaçit dhe çlirimtarëve të tjerë: Këtë padrejtësi brutale të shekullit nuk e lejojnë demokracia dhe shqiptaria
04 shtator 2025
| 20:23
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë nga Dhomat e Specializuara kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Në një postim në Facebook, ai ka publikuar një fotografi nga zyra e tij, ku shihet edhe një poster i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Bislimi ka deklaruar se kjo padrejtësi brutale nuk mund të tolerohet në një sistem demokratik.
“Duan ta kryqëzojnë presidentin Thaçi. Këtë padrejtësi brutale të shekullit nuk e lejon demokracia. Hashimi është Krishti i kohës sonë!”, ka shkruar Sali Bislimi.