Veprimtari Sali Bislimi ngushëllon familjen Thaçi: U prehtë në paqe shpirti zemërgjerë i bacës Haxhi

18 mars 2025 | 14:04

Veprimtari Sali Bislimi ka thënë se lajmi për vdekjen bacës Haxhi e ka tronditur edhe më shumë për faktin që ai shkoi në atë botë, vetëm tri ditë pas takimit me të birin e tij, ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Përqafimi i fundit babë e bir është simbolik e vuajtjes dhe krenarisë të vetë Kosovës. Një prind si Haxhi Thaçi u takua në spital me të birin që erdhi nga burgu 2000 km larg Kosovës, kjo tregon fatin e papërfunduar të shtetit të Kosovës për të cilin një kontribut të jashtëzakonshëm e dha Hashim Thaçi tri dekada më radhë”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Ai ka ngushëlluar familjen Thaçi për bacën Haxhi. “Ngushëllimet me të sinqerta familjes Thaçi e cila edhe në këto momente duhet të gjej forcë, sepse gjithë shqiptaria sot është pranë tyre. U prehtë në paqe shpirti i këtij burri zemërgjerë, që Kosovës ia dha një personalitet të përmasave evropiane!”, ka shkruar Sali Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët Dion Gallapeni, Vesel Demaku dhe Lirjon Abdullahu kanë treguar…