Veprimtari Sali Bislimi qëndron dy orë para Gjykatës Speciale në Hagë me posterin e Hashim Thaçit
Veprimtari Sali Bislimi ka qëndruar sot për dy orë para ndërtesës së Gjykatës Speciale në Hagë, duke mbajtur një poster të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Erdha këtu sepse jam në një mision tre-ditor për të sensibilizuar opinionin me një manifestim personal për Presidentin. Ky poster sot qëndroi dy orë afër gjykatës, ndërsa nesër do të jetë në Bruksel. Të rinjtë që kalonin pranë, me simpati brohorisnin: ‘Liri, Liri, Liri!’”, ka treguar Bislimi.
Ai shtoi se para posterit u ndalën edhe shumë punonjës të gjykatës pas përfundimit të ditës së punës.
“Disa më falënderuan, ndërsa të tjerë më shikonin me nervozizëm. Nuk pranonin të bënin fotografi, por kjo zonja, në mbrojtje të Presidentit, u ndal, bëri foto, dhe unë ia bëra një foto asaj”, ka thënë më tej Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Postimi i plotë i Bislimit👇 https://www.facebook.com/share/p/17pFwUARU2/



