Veprimtari Sali Bislimi shkruan për vizitën e udhëheqjes së OVLUÇK-së në Parlamentin e Zvicrës: Krenari për UÇK-në

18 qershor 2025 | 21:43

Veprimtari Sali Bislimi ka shkruar për takimin e udhëheqjes së OVLUÇK-së në Parlamentin e Zvicrës, Hysni Gucati dhe Gazmend Syla.

“Një nder me krenari për UÇK-në sot në Parlamentin Zvicran, kënaqësi ta organizojë dhe t’i shoqëroj. Hysni Gucati kryetar i OVLUÇK-së, njeriu që i dha pjesë të trupit atdheut, sot me ofshamat e dhimbjes u ngjit shkallëve të parlamentit për të thënë të vërtetën miqve tanë dhimbjen, krenarinë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, padrejtësinë e një procesi të padrejtë të Hagës kundër bijeve më të çmuar të historisë së Kosoves presidentin Hashim Thaçi dhe gjithë të tjerëve që gjinden prapa grilave në një gjykatë politike. Gazmend Syla nënkryetari me cilësi të një ushtari të denjë, i cili në çdo moment ishte i gatshëm të bënte një sqarim mbi të kaluarelën dhe të tashmen e Kosovës”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Ai ka theksuar se: “Kosova ka mikun historik të saj në Parlamentin Zviceran, njeriun e sigurisë z. Reto Nause, i cili në çdo kohë është i gatshëm për t’i nderuar dhe respektuar ata që dashtën mi falë jetën Kosovës për lirinë e saj”.

“Ishte nder edhe takimi edhe me tre deputetë të tjerë z. Martin Candinas ish-kryetar i parlamentin vitin që shkoi, Jacques Nicolet dhe Alois Huber. Na dhanë nga një pinz mua edhe Retos me amblemën e UÇK-së për t’i kujtuar sakrificat mbi njerëzore kundër një pushtuesi barbar serb që kishte Kosova. Kosovë të duam me forcën e Gjergj Kastriotit”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë po hyn në…