
Veprimtari Sali Bislimi: Stop vandalizmit policor në Theth
Policia në Shqipëri ka vazhduar aksionin për rrënimin e ndërtimeve pa leje në Theth, që janë shndërruar në pjesë të turizmit.
Ndërkaq banorët e Thethit kanë kundërshtuar këtë aksion, duke u përballur edhe me policinë, që sipas tyre po iu bëhet një padrejtësi bash në kohën e turizmit, duke kërkuar shtyrjen e këtij aksioni.
Reagime të shumta ka pasur në Shqipëri për këtë aksion nga partitë opozitare, duke kundërshtuar këtë veprim shtetëror.
Edhe veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër dhe i cili është drejtor i OJQ “Zëri Perëndimor i Kosovës”, ka thënë se me dhimbje po shikon imazhet e turpshme të politikes shqiptare që pushton me armë e frikë krenarinë e turizmit shqiptar.
“Policia janë krahët e armatosur të shtetit, STOP vandalizmit shtetëror në Theth. Me dhimbje shikoj imazhet e turpshme të politikes shqiptare që pushton me armë dhe frikë krenarinë e turizmit shqiptar. Për kohen e demokracisë që jetojmë dhe integrimet veprimet e tyre janë të kundërligjshme, pa vendime gjyqi, politika shkatërron tmerron njerëzit e këtij vendi, të cilët në histori e vuajtën shumë, atje lartë të izoluar mbajtën gjallë familjet me shekuj, e lanë vendin për të kërkuar bukë, sepse gurët nuk i mbanin gjallë, andaj në këto kohëra ju kthyen vendit i cili me shumë vuajtje i rriti, por me çantën e mërgimtarit iu kthye shpresa për të parë me mirë atdheun. Kam rastisë në Francë, kur refugjatët shqiptarë thyenin dyert e shtëpive të mbyllura për të gjetur strehë për të kaluar netët, pronari kur kuptonte se në shtëpi ka njerëz të huaj, nuk kishte të drejt t’i përzënte nga shtëpia pa vendime gjyqësore. E këtu në Theth si është e mundur ky vandalizim me vendime politike të terrorizohet një zone e cila nuk ka atdhe tjetër pos Shqipërisë. Këto veprime, ky dëm ekonomik që shkaktohet në kundërshtim me drejtat e njeriut duhet të kompensohet me vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg të Francës! Komunizmi e shkatërroi atë vend, andaj mos është amaneti i tyre ta shkatërroj përsëri! Me Thethin”, ka shkruar Bislimi.