Veprimtari Sali Bislimi takon në Strasburg veteranët e UÇK-së: Ishte moment frymëzues

16 nëntor 2025 | 20:21

Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka thënë se ishte nder dhe kënaqësi takimi me veteranët e devotshëm: Agim Pllashniku, Gezim Kabashi, Bajram Gashi dhe Hasan Shaqiri, pa harruar doktorin e nderuar Avni Ramadani.

“Këta veteranë janë dëshmi e sakrificave të mëdha për mbrojtjen e së drejtës për të ekzistuar dhe për të jetuar në një shoqëri të lirë e demokratike. Këta janë shembull i vendosmërisë, kurajos dhe dashurisë për vendin, duke na frymëzuar të vazhdojmë luftën për të drejtat tona me përkushtim e dashuri. Takimi me ta ngjall ndjenjën e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur këtë trashëgimi dhe na inkurajon të jemi aktivë kudo që jemi, duke promovuar një të ardhme të ndershme dhe të lirë për çdo qytetar të Kosovës sonë”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Ai ka thënë se këta veteranë sot kishin vetëm një dëshirë: lirimin e kryeheroit të Kosovës, Hashim Thaçi, me shokët e tij.

“Me këta burra të atdheut bashkohet i gjithë kombi, sepse sot ata janë themeli dhe garancia e shtetit të Kosovës!”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
12 nëntori i këtij viti ishte i kobshëm për familjen…