
Veprimtari Sali Bislimi vlerëson angazhimin e udhëheqjes së OVLUÇK-së në mbrojtjen e vlerave të UÇK-së
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka dhënë një vlerësim pozitiv për udhëheqjen e OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe Gazmend Syla.
Ai ka shkruar në “Facebook” se Uudhëheqësit e veteranëve të UÇK-së me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe guxim të palëkundur gjinden në mbrojtjen e atdheut të tyre, luftën e drejt dhe të pastër të UÇK-së edhe jashtë kufijve të saj.
Bislimi ka thënë se veteranët me sakrificën e tyre ndihmuan në krijimin e një Kosove të pavarur dhe sovrane, një trashëgimi e çmuar që duhet të vazhdojë të nderohet dhe mbrohet nga të gjithë.
“Hysni Gucati dhe Gazmend Syla. Udhëheqësit e veteranëve të UÇK-së me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe guxim të palëkundur gjinden në mbrojtjen e atdheut të tyre, luftën e drejt dhe të pastër të UÇK-së edhe jashtë kufijve të saj. Veteranët me sakrificën e tyre ndihmuan në krijimin e një Kosove të pavarur dhe sovrane, një trashëgimi e çmuar që duhet të vazhdojë të nderohet dhe mbrohet nga të gjithë. Përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së luajnë një rol kyç në ruajtjen e vlerave të lirisë dhe në sensibilizimin që bëjnë për t’i treguar botës në padrejtësitë që i bëhen në Gjykatën Speciale, ata duhet të mbështeten nga të gjithë për t’i arritur suksesshëm objektivat e tyre të shenjta për luftën e drejt dhe legjitime që bën. Përvoja dhe lidershipi i tyre duhet të vlerësohen dhe të ndihmohen nga të gjitha partitë politike, shoqëria civile dhe diaspora në këto kohë kur thikat e pabesisë, tradhtisë ju janë drejtuar nga të gjitha anët!!!”, ka shkruar Bislimi.