Veprimtari Shqiptar Gubetini: Në protestë në Hagë, me familjarët e Thaçit dhe Veselit

14 shtator 2025 | 19:40

Veprimtari që jeton dhe vepron në Gjermani, Shqiptar Gubetini, ka marrë pjesë në protestën e mbajtur në Hagë, së bashku me familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot, në Hagë, Sot, mora pjesë bashkë me familjen e ADN-së, së UÇK-së, familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit Kadri Veseli. Një ditë e mbushur me emocione, krenari dhe besim të palëkundur në drejtësi!”, ka shkruar Gubetini.

Ai ka shpërndarë gjithashtu fotografi nga protesta, ku shihet pranë Idriz Thaçit, vëllait të Hashim Thaçit, si dhe Vesel e Ilmi Veselit, vëllezërve të Kadri Veselit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjet e pengjeve izraelite që mbahen ende nga Hamasi kanë…